Medojeviq i hiqet imuniteti

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Deputetët e Kuvendit të Malit të Zi në seancën e djeshme me 42 vota pro kanë votuar për heqjen e imunitetit të deputetit të Lëvizjes për Ndryshime Nebojsha Medojeviq. Heqja e imunitetit të tij është inicuar nga Këshilli Administrativ me kërkesë të Prokurorisë Speciale e cila e dyshon atë për pastrim parash.

Deputetët e Frontit Demokratik , që për seancën e djeshme janë kthyer në Kuvend, natën e kaluar së bashku me Medojeviq e kanë kaluar në ambientet e Kuvendit , në mënyrë që të mos lejojnë arrestimin e tij.

Share.