Mediat britanike zbardhin fotot e takimit të personave që tentuan grusht shteti

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Mediat britanike kanë publikuar fotografi për të cilat deri tani nuk dihej, në të cilat ndodhen personat e akuzuar për tentativë të grushtit të shtetit në Mal të Zi me 16 tetor të vitit të kaluar.

Në fotografi në janë Eduard Shishmakov, Aleksandër Singjeliq dhe Vlladimir Popov, të cilët janë takur në një park në Beograd. Fotografitë nga ky takim përbëjnë një provë të pakontestueshme, shkruajnë mediat britanike, se pas tentativës për grusht shteti qëndrojnë organet shtetërore të Rusisë. Kjo e fundit më herët ka mohuar çdo pjesmarrje të saj në incidentin në fjalë dhe akuzat i ka quajtur qesharake.

Share.