Me rastin e javës së arkivave: U hap pjesa e dytë e ekspozitës

0

Ekspozita dokumentare dhe fotografike me titull “Dogana e rangut të dytë-dokumentacioni për lejekalimet dyshtetërore të vitit 1928-pjsa e dytë”, u hap në mënyrë solemne në galerinë e Qendrës për kulturë. Kjo ekspozitë u hap me rasin e Javës së arkivave e cila mbahet në 20 qytete të Malit të Zi. Udhëheqësja e Sektorit Arkivor të Ulqinit, Liljana Bullatoviq, në fjalën e saj theksoi punën e palodhur që qëndron pas kësaj ekspozite dhe njoftoi se do të ketë edhe projekte të tjerë në të ardhmen me të cilët do të promovohet materiali arkivor i Ulqinit. Në hapje foli edhe drejtori i Arkivit Shtetëror Sasha Tomanoviq, kurse hapjen solemne  e bëri kryetari i Komunës Loro Nrekiq. Pjesa e dytë e ekspozitës përbëhet nga 82 dokumenta dhe 54 fotografi.

Share.

Leave A Reply