Me 8 prill mbledhja e Kuvendit Komunal

Pinterest LinkedIn Tumblr +
SKUPŠTINA OPŠTINE
KUVENDI I KOMUNËS 
Br./Nr. 02-016/21-116/1
07.04.2021
Ulcinj/Ulqin

 

Në bazë të nenit 40 të Ligjit për vetëqeverisje lokale (,,Fl. zyrtare e Malit të Zi”, nr. 02/2018 dhe 34/19), nenit 66 të Rregullores së Punës së Kuvendit të Ulqinit (,,Fl. zyrtare e Malit të Zi” – dispozitat e komunës nr. 27/20),

THËRRAS

MBLEDHJEN E DYTË TË SEANCËS SË PARË TË RREGULLT

TË KUVENDIT TË KOMUNËS SË ULQINIT

 

Për mbledhje propozojë këtë

R e n d  d i t e :

 

– Miratimin e procesverbalit nga mbledhja e parë e seancës së parë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Ulqinit  të mbajtur më 15.03.2021 dhe 17.03.2021

 

  1. Pyetjet dhe përgjigjet e këshilltarëve,
  2. Propozim Vendimi për emërimin e kryetarit dhe anëtarëve të Këshillit për zgjedhje dhe emërime,
  3. Propozim Vendimi për emërimin e kryetarit dhe anëtarëve të Këshillit për Statut dhe dispozita,
  4. Propozim Vendimi për emërimin e kryetarit dhe anëtarëve të Këshillit për financa, ekonomi dhe zhvillim,
  5. Propozim Vendimi për emërimin e kryetarit dhe anëtarëve të Këshillit për planifikim të hapësirës dhe veprimtari komunale e banesore,
  6. Propozim Vendimi për emërimin e kryetarit dhe anëtarëve të Këshillit për veprimtari shoqërore,
  7. Propozim Vendimi për emërimin e kryetarit dhe anëtarëve të Këshillit për bashkëpunim ndërkomunal dhe ndërkombëtar,
  8. Propozim Vendimi për emërimin e kryetarit dhe anëtarëve të Forumit për dhënien e propozimeve të emërtimit të lagjeve, rrugëve, shesheve dhe institucioneve,
  9. Propozim Vendimi për emërimin e Forumit për mbrojtjen e mjedisit,
  10. Propozim Vendimi për emërimin e Forumit për artin bashkëkohor, trashëgiminë materiale dhe jo materiale kulturore,
  11. Propozim Vendimi për emërimin e Forumit për bashkëpunim ndërmjet të vetëqeverisjes lokale dhe OJQ- ve,
  12. Propozim Vendimi për emërimin e Forumit për bashkëpunim me diasporën,
  13. Propozim Vendimi për emërimin e Forumit për mirënjohjet publike të Komunës së Ulqinit,
  14. Propozim Vendimi për emërimin e Forumit për parashtresat dhe ankesat e qytetarëve,
  15. Propozim Vendimi për emërimin e Forumit për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara,
  16. Propozim Vendimi për emërimin e Forumit për barazi gjinore dhe të drejtat e pakicave,
  17. Propozim Vendimi për emërimin e Forumit për komunikacion lokal,
  18. Propozim Vendimi për emërimin e këshilltarëve të cilët marrin pjesë në vënien e kurorës,
  19. Shqyrtimin e iniciativës së Klubit të Këshilltarëve të Forcës në lidhje më hulumtimin e naftës në aferësi të Ulqinit,
  20. Shqyrtimin e iniciativës së Klubit të Këshilltarëve të SD për shpalljen e rrugës Dr. Arnold Von Harfi e cila shtrihet nga ish- hoteli Galeb deri të hoteli Albatros, zonë e këmbësorëve.

 

Mbledhja do të mbahet më datë 08.04.2021 ( e enjte ), me fillim në ora 16:00 në Sallën e madhe të Kuvendit të Komunës së Ulqinit.

 

                                                                                                 KRYETARI,

HAXHI SULEJMANI,d.v.

Share.