Me 29 prill fillon manifestimi “Të gjithë për turizëm

0

Organizata Turistike e Ulqinit me përkrahjen e Komunës së Ulqinit, zyrtarisht do të bëje hapjen e sezonit turistik veror për vitin 2017, me manifestimin tashmë tradicional “Të gjithë për turizëm”.

Manifestimi do të filloje me 29 prill me Panairin e artizaneve dhe aktiviteteve me rastin e Ditës ndërkombëtare të vallëzimit me 30 prill, duke vazhduar me simpozijumin “Servantesi ndër kohëra” dhe “Detaria e Ulqinit”, festivalin e këngës qytetare *Servantes* që do të mbahen me 3, 4 dhe 5 maj. Sfilatën e modës me 6 maj dhe ekspozitën “D’olcinium Art” me 07 maj.

 

Share.