Me 22 dhe 23 shtator: Spektakël i modës nën Kala

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nën organizimin e Montenegro Event, të premten dhe të shtunën me 22dhe 23 shtator poshtë mureve të qytetit të vjetër do të mbahet një shfaqje spektakolare e modës e cila i tejkalon shfaqjet normale dhe kalon në një spektakël vizualo-skenik me produksion vendas.  Edhe kësaj rradhe meritorja për organizimin e kësaj sfilate e cila mbledh kreatorë nga vendi, rajoni por edhe kontinentet tjera, është dizajnerja Edita Nimanbegu. Sponzor i përgjithshëm i ngjarjes është Cungu Company, me mbështetjen e domosdoshme të Organizatës turistike të Ulqinit, pa të cilën, sipas organizatorëve – asgjë nuk do të ishte e mundur.

Ideja e kësaj ngjarjeje nuk është vetëm për të promovuar kreatorët e modës dhe koleksionet e tyre, por edhe promovimi i qytetit dhe turizmit, si dhe i bukurive natyrore të Ulqinit. Edhe këtë herë për paraqitjen skenike, në të cilën është punuar 3 muaj, do të kujdeset L & G Design, i udhëhequr nga Leo Jankoviq. Kjo është sfilata e dytë e organizuar nga Montenegro Event dhe Edita Nimanbegu, i cila është gjithashtu nismëtare e kësaj ideje.

Share.