Mbyllen të gjithë krojet publike

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nga data 15 mars të gjithë krojet publike në komunën e Ulqinit janë të mbyllur. Me urdhërin e Ministrisë së Shëndetësisë së Malit të Zi, NP Ujësjellës kanalizime ka mbyllur krojet publik në Kllezën, Brajshë, Zenelaj, kroni Kasapëve, ai tek Palma dhe tek restoran Evropa. Cilësia e ujit është e mirë, por për shkak të koronavirusit dhe masave parandaluese, ndalohet tubimi i dy apo më shumë personave në të njëjtin vend. Ky urdhër do të zgjasë një muaj.

Share.