MBROJMË INTERSIN E QYTETARËVE TË ULQINIT

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sekretariati për Urbanizëm dhe Rregullim Hapësinor në Komunën e Ulqinit u ka shpërndarë klubeve të këshilltarëve Draftin e Planit për dedikim të veçantë të zonën bregdetare dhe kërkoi nga ata që menjëherë të japin vërejtjet e tyre.
Sekretari I këtij dikasteri, Mustafa Gorana sqaron për Televizionin Teuta se ministry respective kërkon urrgjentisht mendimin e komunave bregdetare.
“Ne do ta japim vërejtjet tona për këtë document.Qëndrimi jonë është shumë I qartë, do të mbrojmë interest e qytetarëve të Ulqinit sepse për atë çështje edhe na kanë zgjedhur”,- thekson Gorana.
Ai shton se nuk bën vërejtje vetëm opozita jonë në Ulqin, port ë gjitha komunat bregdetare tërheqin vërejtjen se ky plan është dërguar me vonesë edhe kërkohet një vlerësim I shpejtë.

Share.