Mbrëmje poetike dhe sesion shkencor me rastin e 60 vjetorit të lindjes së poetit prof.dr.Basri Çapriqi

0

Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” dhe PEN Qendra e Kosovës shënuan këto ditë 60-vjetorin e lindjes së poetit dhe studiuesit të letërsisë Prof. Dr. Basri Çapriqi (1960-2018) me një veprimtari shkencore-letrare. Në Qendrën për Kulturë u mbajt mbrëmja poetike “Dritaren lëre hapur”, ku u lexuan vargje nga krijimtaria e Çapriqit apo kushtuar atij, kurse në “Pallatën Venecia” u organizua edhe një sesion shkencor i titulluar “Poeti i detit”, në të cilin morën pjesë studiues nga Mali i Zi, Kosova dhe Shqipëria.

Share.