Mbrëmje historike për të gjithë shqiptarët: Jehona në të gjithë botën

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Shqipëria më e bukur e futbollit e ngriti flamurin në Francë me një fitore të madhe kundër Rumanisë, duke lënë të hapur portën për të vijuar rrugëtimin në festivalin e futbollit evropian. Një ndeshje luanësh në Lion për kuqezinjtë.

Fitorja e Shqipërisë përballë Rumanisë në Kampionatin Europian të Francës ka bërë xhiron e Europës dhe Botës, duke ‘pushtuar’ titujt dhe faqet e para të mediave prestigjioze, ndërsa kuqezinjtë kanë marrë edhe falënderimet e UEFA-s.Nga mediat fqinje, në të gjithë Europën dhe në deri në SHBA ka bërë jehonë të madhe fitorja e ekipit kombëtar në Euro 2016.

Titujt e mediave botërore kanë lartësuar paraqitjen e Shqipërisë, teksa më i godituri vjen nga Spanja, aty ku gazeta më e madhe sportive ‘Marca’ shkruan se “Bota njeh Shqipërinë” ndërsa spanjollja tjetër ‘AS’ e vendos theksin te shpresa e kuqezinjve për në raundin tjetër.

Në Francë prestigjiozja “France Football” shkruan se Shqipëria nuk u dorëzua pas dy humbjeve të para edhe pas lojës së mirë dhe  fitores me Rumaninë e mbanë në garë për kalimin e grupit.

Share.