Mbremje falenderuese ne Ulqin per Hajriz Brcvak

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Mbreme ne ambientet e Olive garden ne Ullishte ne Ulqin, u mbajt nje mbremje falenderuese ndaj humanistit te madh malazias Hajriz Brcvak. Kete mbremje e  organizoi punonjesi i ndermarrjes se Brcvakut, vendas i Ulqinit Allmir Muratoviq, i cili tha se fillimisht mendoi te organizoje nje darke me rrethin me te ngushte komunal , mirepo duke pare interesimin per te falenderuar zoteri  Brcvak, darka u zgjerua edhe me perfaqesues te institucioneve lokale dhe shteterore. Brcvak gjate nje interviste per TV Teuta tha se ai e gjen kenaqesine e tij shpirterore gjate ndihmes te cilen iu ben njerezve duke theksuar se akoma nuk eshte i sigurt a eshte e mjaftueshme kjo ndihme. Brcvak tha se ai duhet te falenderoje te gjithe ata qe e vleresojne kete humanizem te tij. Ai poashtu gjate kesaj mbremje fitoi edhe nje fotografi nga kryetari i komunes Loro Nrekiq dhe nje pllakate mirenjohjeje nga kryetari i kuvendit dr Ilir Capuni, i cili poashtu pervec aspektit institucional i dorezoi edhe nje dhurate private si miq te cilet se bashku ishin ne kryerjen e ritualit te Haxhit ne Qabe.

Share.