Mbremje e donatoreve: 42.500 Euro per KF Otrant Olympic Ulqin

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sonte ne mbremjen e donatoreve te organizuar nga Komuna e Ulqinit me ndihmen e donatoreve te shumte eshte arritur te grumbullohen 42500 euro per te ndihmuar funksionimin e KF OTRANT OLIMPIK.

Kryetari i Komunes Nazif Cungu, si organizatore kryesore, i falenderoi te gjithe donatoret dhe tha se ky klub ne te ardhmen do te kaloje ne mbeshtetje te komunes dhe te federates malazeze te fudbollit dhe keshtu fudbollistet e Ulqinit i pret nje e ardhme me e sigurte.

Sponzori mediatik i KF Otrant Olimpik eshte TV TEUTA , e cila njeherit eshte mbeshtetesi i te gjitha aktiviteteve te deritanishme te ketij klubi,  duke i ndihmuar dhe perkrahur cdohere.

Sponzori me i madh i mbremjes ishte ndermarrja M-tel e cila e mbeshteti klubin me 10 mije euro.

Nga 5 mije euro kane dhene: Cungu & Company, Rivijera e Ulqinit,

3 mije euro ka dhene Blue Moon-Sal Marisenoviq

Nga nje mije euro: Firma Kurti, Agris, Llolla Company, Millenium, Loro Nrekiq, Pro Cafe, Trio Pro, Xhavo Hoxha, Jakup-Kupo Fici, Euromix, etj…

Share.