Mbrëmje donatore për filmin “Perla e Bunës”

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në ambjentet e Hotel “Otrant” u organizua mbrëmja e donatorëve për realizimin e filmit “Perla e Bunës” i cili do të fillojë xhirimet me 3 shtator në qytetin tonë me regjizor Millan Karaxhiq.

Protagonistit të filmit  Mima Karaxhiq,në emër të ekipit filmik, iu dorëzuan 5 mijë euro nga fondet e komunës së Ulqinit. Nga organizata turistike paraprakisht i janë dorëzuar 1500 euro,ndërsa gjatë ditëve në vijim pritet që në llogarinë e ekipit të xhirimit,  të paguhen edhe  5000 euro të tjera,deklaroi drejtori I organizatës turistike të Ulqinit Fuad Haxhibeti.Gjithashtu gjatë ditëve në vazhdim pritet  të organizohen të tjera mbrëmje donatore për realizimin e këtij filmi.

Ftohen të gjithë biznesmenët e qytetit dhe ato që kanë mundësi të kontribuojnë në realizimin e këtij filmi, i cili njëherazi është edhe promovim shumë I mirë për qytetin e Ulqinit.

Share.