Mbrëmja donatore për Otrant-Olimpik. Pjesmarrje e ulët e afaristëve

0

Në hotelin “Mediteran” mbrëmë u mbajt mbrëmja donatore për të ndihmuar klubin e futbollit “Otrant-Olimpik”,  e inicuar nga kryetari i komunës, Loro Nrekiq. Në fjalën hyrëse Nrekiq shprehu besimin se me daljen nga bllokimi Komuna do të jetë në gjendje të vazhdojë të ndihmojë këtë klub, dhe nuk fshehu pakënaqësinë për pjesmarrjen e ulët të afaristëve në këtë mbrëmje. Edhe pse ftesa u ishte dërguar një numri të madh të afaristëve, në mbrëmje ishin prezent vetëm rreth dhjetë prej tyre. Presidenti i klubit Nexhat Hasanaga, tha se të gjithë duhet të ndihmojnë sipas mundësive të veta pasi klubi po përballet me ekzistencë në skenën futbollistike të vendit. Edhe lojtarët apeluan që klubi të ndihmohet sidomos duke pasur parasysh gjeneratat e ardhëshme dhe rëndësinë e klubit për skenën sportive të qytetit.

Share.