Mblidhet Trupi koordinues për koronavirusin. Miratohen konkluzionet për menaxhimin e situatës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

 Në takimin e inicuar nga kryetari, Loro Nrekiq dhe Drejtoria  për situata të jashtëzakonshme e Malit të Zi, sot, u mblodh trupi koordinues  për mbrojtje dhe shpëtim i komunës së Ulqinit.  Në takim u diskutua gjërësisht  për koronavirusin dhe masat që duhet ndërmarrë  në parandalimine  tij. Pas një  diskutimi të hapur dhe  dhe analizës së situatës në teren të pranishmit miratuan konkluzionet  që duhet të shërbejnë edhe si udhëzime për tu përballur me situatën në fjalë. Kryetari Nrekiq tha për TV Teuta se për momentin në Mal të Zi nuk ka raste të kësaj sëmundjeje dhe nuk po shqyrtohen masa të tilla si mbyllja e shkollave apo anulimet e aktiviteteve publike, por kjo mund të ndryshoje në të ardhmen. Pera Pavlica Dragishiq nga Drejtoria për për situata të jashtëzakonshme , tha se aktualisht institucionet shëndetësore të vendit kanë mundësi të përballen me paraqitjen e kësaj sëmundjeje në Mal të Zi, por në rast se situata përkeqësohet, atëherë do të nevojitet ndihma e institucineve shëndetësore ndërkombëtare, të cilët janë të gatshme të ofrojnë përkrahjen e tyre.

Në takim u diskutua gjërësisht  për koronavirusin dhe masat që duhet ndërmarrë  në parandalimine  tij. Pas një  diskutimi të hapur dhe  të gjithëanshëm  dhe analizës së situatës në teren të pranishmit miratuan konkluzionet  e mëposhtëme.

1.Trupi për mrojtje dhe shpëtim i komunës së Ulqinit  në tërësi, përcjell  situatën  dhe kumtesat e  organeve relevante shtetërore  dhe ka ndërmarë  të gjitha  masat e  parapara  me ligj , me qëllim të  përhapjes së  rrezikut  dhe pasojave të tij.

2. Të gjithë  subjektet  duhet  të jenë të gatshëm  që të rrisin  gadishmërinë ,  në përputhje me  veprimtaritë e tyre.

3.Administrata lokale duhet të shohë disponimin  dhe të mundësojë  kapacitetet akomoduese  ne rast të përkeqësimit të situatës  epidemiologjike.

4. Institucionet shëndetësore  në territorin e komunës së Ulqinit veçmas duhet  të përcjellin situatën , të grumbullojnë të dhëna  për rrezikun dhe zhvillimin e  situatës epidemiologjike  në Mal të Zi  dhe në komunën e Ulqinit , të lajmërojnë  banorët dhe organet shtetërore  për sejcilin ndryshim  dhe mundësinë e  zhvillimit të situatës  dhe të ndërmarë  të gjitha  masat epidemiologjike  dhe shëndetësore.  

5.Qendra e Sigurisë në Ulqin në rast  të përkeqësimit të situatës  epidemiologjike  duhet të sigurojë  rendin publik dhe qetësinë   në lokalitetet e  përkeqësuara, rrespektivisht  hapsirave , në harmoni me situatën.

6.Policia kufitare  dhe Drejtoria e doganave  duhet të ndërmarë të gjitha masat e parapara me ligj  në zonën kufitare , me qëllim të pengimit  të gjitha ngjarjeve , dhe aktiviteteve , që  do të kontribuonin  përkeqësimin e situatës , lidhur me koronavirusin.

7.Udhëheqësi , ndihmësudhëheqësi dhe të gjithë anëtarët  e ekipit  në territorin e komunës së Ulqinit  duhet të jenë në komunikim  të vazhdueshëm , të shkëmbejnë  të dhëna  dhe të krijojnë  koordinim  ndërmjet organeve –institucioneve  në nivelin  lokal dhe shtetërorë.

8.Nëpërmes  mediumeve lokale  të jepen  kumtesa , udhëzime  dhe këshillime për   banorët.

Share.