Mblidhet Këshilli Koordinues i URA: Akuza të ashpra për rezultatin e dobët

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në mbledhjen e Këshillit Koordinues të Lëvizjes qytetetare URA , të mbajtur para dy ditësh në Podgoricë, tema kryesore ishte analiza e rezultatit të dobët në zgjedhje, njoftojnë mediat e vendit bazuar në disa burime nga kjo parti. Mësohet se kryetari Zharko Rakçeviq do të tërhiqet nga vendi i deputetit , çka do të thotë se URA në Kuvend do të përfaqsohet nga Dritan Abazoviq dhe Nedeljko Rudoviq.

Këta të fundit ishin pikërisht shënjestra e akuzave të rënda , dhe u trajtuan si fajtorët kryesor për rezultatin e dobët. Më e zëshme ishte profesoresha Tatjana Beçanoviq, e cila Abazoviq dhe Rudoviq i akuzoi për nepotizëm se gjoja në vende kyçe të fushatës kanë vendosur njerëzit e tyre, edhe pse nuk u tha se për çfarë lloj nepotizmi bëhet fjalë. Po ashtu Abazoviq u akuzua  se kishte insistuar në koalicionin me Demos dhe Partinë Socialiste Popullore, çka rezultoi me dështim në zgjedhjet parlamentare.

Ky koalicion në arriti të marrë 10,7% të votave, kurse anketimet parazgjedhore i jepnin UR-ës, prej 6 deri në 8% mbështetje si subjekt i vetëm. Edhe pse koalicioni “Çelësi” kishte edhe mbështetetje të fortë mediatike, kjo nuk rezultoi të ketë pasur ndonjë efekt pozitiv, çka do të jetë temë për analiza të mëtejshme , është thënë nga burime brenda kësaj partie.

Share.