Mbledhje komemorative për ndarjen nga jeta të dr. Rexhep Spuzhës

0

Në ambientet e Shtëpisë së Shëndetit në Ulqin, u mbajt mbledhja komemorative me rastin e ndarjes së papritur nga jeta të pediatrit të njohur dr. Rexhep Spuzha. Në mbledhje merrnin pjesë kolegë, familjarë dhe të afërt të doktor Spuzhës. Në emër të kolektivit, për të ndjerin foli drejtori i Shtëpisë së Shëndetit Pavle Marnikoviq, i cili vlerësoi lart virtytet profesionale edhe njerzore të dr. Spuzhës, virtyte që do ti mungojnë këtij qyteti. Në mbledhje folën edhe kolegët, Gani Karamanaga dhe Zylfije Duraku, të cilët me emocione shprehen pikëllimin e thellë për ndarjen nga jeta të pediatrit të njohur.

Share.

Leave A Reply