Mbledhje e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal sonte në ora 19.00

0

Kuvendi Komunal i Ulqinit sonte do të mblidhet në një seancë të jashtëzakonshme, në rend të së cilës përsëri do të jetë shitja e pronës në Pyllin e Pishave. Sipas burimeve nga Komuna, pritet që sot Qeveria e Malit të Zi të japë pëlqimin për shitjen e kësaj pjese për të mundësuar daljen e Komunës nga kriza financiare. Mbledhja është planifikuar të fillojë në ora 19.00.

Share.