Mbledhja e Kuvendit Komunal: Votohen llogaritë përfundimtare

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sot u mbajt mbledhja e rradhës  e Kuvendit Komunal të Ulqinit , për të cilën ishin propozuar 12 pika si rend dite. Në fillim të mbledhjes, këshilltari i Frontit Demokratik Millan Rolloviq, propozoi që si pikë e 13 të vendoset edhe diskutimi mbi anakandin e shtëpizave të peshkatarëve në lumin Buna.

Pas debateve në lidhje me procedurën apo jo të rregullt të dorëzimit të iniciativës për diskutim në lidhje me këtë çështje, ajo u vendos në rend të ditës me shumicë votash.

Më pas këshilltarët diskutuan në lidhje me llogaritë përfundimtare për vitet 2014 dhe 2015. Këto llogari, edhe pse u vlerësuan si me mjaft parregullsi dhe problematik edhe nga ana e revizorit, u votuan nga këshilltarët e Partisë Demokratike të Socialistëve, koalicionit të udhëhequr nga Partia Demokratike dhe ato të URA-s, kurse keshilltaret e Forcës ishin të përmbajtur.

Pas votimit kryetari Loro Nrekiq e ndërpreu mbledhjen dhe vazhdimi  u caktua për ditën e mërkurë.

Share.