Mbledhja e Kuvendit Komunal: Miratohen përfundimet për rastin K1

0

Në mbledhjen e sotme të Kuvendit Komunal të Ulqinit janë miratuar 6 përfundimet e propozuara nga kolegjiumi i klubeve të këshilltarëve , të cilët kanë të bëjnë me hapat e mëtejshëm në zgjidhjen e rastit K1.

Në këto përfundime ceket se Komuna e Ulqinit pa fajin e saj ka ardhur në pozitë ku qytetarëve u cënohet e drejta e garantuar me Kushtetutë për qeverisje lokale, dhe i bën thirrje Qeverisë së Malit të Zi të marrë masat e duhura për kapërcimin e situatës.

Gjithashtu për këtë çështje do të formohet komision i Kuvendit Komunal i cili duhet të analizojë rrjedhat e proceseve gjygjsore. Kuvendi obligon kryetarin e Komunës që të formojë grupin e takimit me përfaëqsuesit e Qeverisë dhe deri me datë 28 qershor të dorëzojë para këshilltarëve sugjerimet për tejkalimin e kësaj situate. Në mbledhjen e sotme u miratua edhe çmimorja e Parking Shërbimit si dhe disa pika të tjera të mbetura nga mbledhja e mëparshme.

Share.

Leave A Reply