Mbledhja e ardhëshme e Kuvendit Komunal me 29 korrik

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i Kuvendit Komunal të Ulqinit, Ilir Çapuni, ka thirrur për 29 korrik mbledhjen e tretë të seancës së parë të Kuvenit Komunal. Për këtë mbledhje janë propozuar 8 pika të rendit të ditës, ndër të cilat me rëndësi të veçantë janë propozim vendimi për llogarinë përfundimtare të vitit të kaluar, propozim vendimi për bursat e studentëve si dhe propozimi për tejkalimin e vështirësive në ndërmarrjen “Veprimtaritë komunale”. Fillimi i mbledhjes planifikohet për në orën 11.00.

Share.