MBILLEN 80 PISHA NE ULQIN

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i komunes se Ulqinit Nazif Cungu me bashkepuntoret e tij se bashku me perfaqesuesit e forumit rinor dhe edukimit joformal te Malit te Zi gjate dites se marte filluan realizimi  e projektin “Te rinjte per Malin e Zi te gjelberuar” i cili mori jete me mbjelljen e bimeve ne pyllin e Pishave. Ky projekt mbeshtetet nga Ministria e zhvillimit te qendrueshem dhe Turizmit ne aspektin bujqesor nga Qendra per edukim professional dhe nje grup afaristesh nga Ulqini.

Kryetari Cungu tha se ky eshte nje aksion I cili ka filluar sot per komunen e Ulqinin dhe do te vazhdoje gjate gjithe vitit me qellim qe pyllit te pishave ti rikthehet gjelberimi dhe ajeri I paster qe e ka karakterizuar dekada me rradhe.

Drejtoresha e forumit rinor dhe edukimit joformal Elvira Haxhibegoviq Bubanja u shpreh per televizionin Teuta se afrimi i sa me shume te rinjeve ne kete projket eshte qellimi primar, duke filluar nga me te vegjlit, me qellim ndergjegjesimi per mbrojtjen e ambientit jetesor, ajo shtoj se ky eshte nje hap i mbar dhe te gjithe nxenesve , te rinjve dhe OJQ-ve qe moren pjese I fton te kujdesen per pemen e tyre te mbjellur.

Krytetari Cungu mbolli nje nga pemet ne pyllin e pishave, me premtimin se do ti kushtojne kujdes te madh kesaj pjese te qytetit. Ne mbjelljen e bimeve ne pyllin e pishave moren pjese nxenes nga gjimanzi public I Ulqinit “Vellazerim Bashkim” , nxenes nga gjimnazi privat “Drita”, OJQ “Mogul” , OJQ “Horizonti I Ri” dhe qytetare e te rinje.

PERCJELLJA MEDIATIKE U BE NGA TV TEUTA!

Share.