Mbillen 40 rrënjë të reja të pishave. Aksioni do të vazhdojë edhe pjesët e tjera të qytetit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nën organizimin e Info Qendrës së BE në Mal të Zi, Komunës së Ulqinit, ndërmarrjes “Veprimtaritë komunale”, shoqatave Eco Logic dhe Martyn Schneider Jakoby, në Meteriz  sot u bë mbjellja e 40 rrënjëve të reja të pishave. Në këtë ngjarje morën pjesë zyrtarët më të lartë të Komunës së Ulqinit, kurse kryetari Loro Nrekiq tha se me aksione të tilla do të vazhdojnë edhe në pjesët e tjera të qytetit, në ato zona ku ka nevojë për më shumë gjelbrim.

Share.