Mbi 60% e qytetarëve nuk besojnë se zgjedhjet janë të lira

Pinterest LinkedIn Tumblr +

61% e qytetarëve në Mal të Zi mendojnë se zgjedhjet nuk janë të lira dhe të barabarta, kurse 28% e tyre mendojnë të kundërtën, tregon anketimi i agjensisë DeFacto.

11% e të anketuarve nuk kanë një mendim të caktuar për këtë. Vitet e fundit ekziston një rritje e vazhdueshme e mosbesimit të qytetarëve në lirinë e zgjedhjeve pasi sipas anketimit të kësaj agjensie në vitin 2014, mosbesim ndaj lirisë së zgjedhjeve kanë treguar 49% e qytetarëve të Malit të Zi.

Si arsyetim kryesor i këtij mosbesimi theksohen blerjet e votave, manipulimi i tyre dhe korrupsioni politik.

Share.