Mbi 110 mije nenshkrime per mbrojtjen e kripores

0

Dite me pare tek kryeministri Dushko Markoviq, jane dorezuar 90 mije nenshkrime te cilat I kane nenshkruar qytetaret nga mbare vendi dhe bota ne menyre qe sa me shume te vendoset theksi mbi mbrojtjen e Kripores se Ulqinit. Kryeministrit Markoviq, gjate takimit ka deklaruar se qellimi dhe veprimi I qeverise ne kete drejtim jane te pakontestueshme  dhe se pervec sjelljes se dokumentave planifikuese me te cilat mbrohet kriporja, Qeveria deri me tani ka investuar nje million euro ne paisje dhe pompa te ujit. Markoviq ka theksuar se ceshtja  e pronesise nuk mund dhe nuk do te percaktoje menyren e valorizimit dhe mbrojtjes se kesaj hapesire dhe se Qeveria do te angazhohet te zgjidh kete problem.

Kryetarja e shoqates Dr.Martin Schneider Jakoby , Zenepa Lika tha per Tv Teuta se numri I peticionit cdo dite rritet, dhe ai tashme e ka kaluar numrin prej 110 mije nenshkrimesh, dhe kjo vazhdon dhe tregon rendesine e ketij habitati, theksoi  Lika.

Peticionin e dorezuan 4 organizata EuroNatur Foundation, BirdLife International, CZIP  dhe Dr. Martin Schneider-Jacoby Association.

Ky eshte peticioni i dyte i cili nenshkruhet per kriporen e Ulqinit, i pari ishte peticioni i organizuar nga CZIP ne vitin 2011.

Share.

Comments are closed.