Mbeturinat: Pronarët e lokaleve në Bunë në mes të problemit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Refuzimi i ndërmarrjes publike “Veprimtaritë komunale” që të mbledhë mbeturinat e shtëpizave në Bunë  pasi nuk i pagujanë detyrimet, ka vendosur në pozitë të vështirë pronarët e restorantve në këtë zonë. Njëri prej tyre, Marko Mashanoviq, në bisedë telefonike me gazetarin e televizionit Teuta, tha se mbeturinat ka 4 ditë që nuk janë mbledhur dhe se e kupton arsyetimin e ndërmarrjes komunale për shtëpitat e pushuesve, por se pasojat më të rënda i kanë pronarët e lokaleve të cilët janë pagues të rregullt.

Ai ishte kritik ndaj ndërmarrjes “Të Mirat Detare” e cila sipas tij është dashur që me ndërmarrjen komunale ti zgjidhë me kohë këto probleme dhe jo të vihet në këtë situatë. Disa nga punonjësit e restoraneve në Bunë thonë se edhe koha e mbledhjes së mbeturinave më herët nuk ishte e përshtatshme dhe apeluan që në këtë drejtim të ndëgjihet edhe zëri i tyre në mënyrë që kjo zonë të jetë sa më e pastër.

Share.