Mbeturinat në Bunë: Faturat e pastrimit do tu dorëzohen pronarëve

Mbeturinat në Bunë: Faturat e pastrimit do tu dorëzohen pronarëve

0

Në takimin e djeshëm të mbajtur në Budva në mes përfaqsuesve të ndërmarrjes të “Mirat detare”, dhe “Veprimtaritë komunale” nga Ulqini , u ra dakord që faturat e pastrimit tu dërgohen pronarëve të shtëpizave nëpërmes policisë komunale dhe kontrollorëve të ndërmarrjes të Mirat Detare. Në rast mospagimi procedura do të vazhdojë me anë të përmbaruesit publik , shpenzimet e të cilit do të jenë barrë e pronarëve.

Me këtë marrëveshje krijohen kushtet që mbeturinat në Adën e Bnës të mblidhen në mënyrë të rregullt, kurse ato që nuk paguajnë do të ballafaqohen me përmbaruesin publik.

It's only fair to share...Share on FacebookTweet about this on Twitter