Mbahet seanca degjimore mbi planifikimin hapsinore, sipas Nimanbegut vazhdon centralizimi

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Këshilli për bujqësi dhe turizëm pranë kuvendit të Malit të Zi ka zhvilluar kontrollin degjimorë të ministrit të ekologjisë dhe planifikimit hapsinorë prof.dr. Ratko Mitroviq me temen: gjendja në lëminë e planifikimit hapsinorë në Mal të Zi, të cilin e kanë inicuar deputetet Sauda Zoronjiq dhe Bozhena Jellushiq.

Ministri Mitroviq i ka njoftuar anëtarët e këshillit me gjendjen aktuale të planifikimit hapsinorë, me ballafaqimet me të cilat janë takuar gjatë kësaj periudhe si dhe për planifikimet të cilat I kanë për periudhën e ardhshme.  Gjatë diskutimit është theksuar edhe nevoja për rritjen e kompetencave vetëqeverisjeve lokale, për ridefinimin e rrolit të arkitektit shtetërorë dhe të qytetit, si dhe të punës më intensive të inspektorëve urbanistik.

Gjatë këtij takimi, si nënkryetar I këshillit ka reaguar edhe deputeti Genci Nimanbegu, I cili tha se ddigjimi në Këshillin e turizmit, bujqësise dhe planifikimit hapsinorë  tregon hutin dhe  konfuzionin, dhe është dëshmi e vazhdueshme e demagogjisë së Qeverisë së Malit të Zi mbi planifikimin hapsinorë.

Ai ka pyetur konkretisht se çka do të bëhet me zhvillim të Plazhit të madh, të Adës, pastaj mbi kalimin e rrugës Adriatiko-Joniane, se çka do të bëhet  me platformat e naftës dhe  si do të zgjidhet problemi i Port Milenës?

Ministri Mitroviq në asnje pyetje mbi vizionin e tij mbi planifikimit hapsinorë në Mal të Zi nuk kishte përgjegje.  Ai as nuk është për centralizim as për decantralizim, por presin sygjerimet e opinionit publik.  Të  deleguar si ekspert të lëmis, nuk kanë qëndrim as dije  si të ndryshohet për të mire  planifikimi.

Ky qëndrim është  në kundërshtim me deklarimet qeveritare se janë për decentralizim. Planet i aprovojnë në mënyrë  selektive dhe pranojnë që në këtë Qeveri nuk është  ndalur por rritur ndërtimi i egër. Lajmi për formimin e Entit shtetëror për planifikim dëshmon që  duan të  vazhdojnë centralizimin e planifikimit dhe që Komunat nuk do të vendosin për zhvillimin e vet”, deklaroi Nimanbegu.

 

Share.