Mbahet ekspozita e fotografisë dhe punimeve figurative

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Organizata e shoqërisë civile Horizonti i Ri organizon ekspozite te punimeve figurative dhe të fotografisë, te cilët të rinjt e Ulqinit i kanë derguar në konkursin me temën “Ulqini qytet për të rinj”.

Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të projektit ,,Politika për të rinj në Ulqin”, i cili ka për qëllim hartimin e Planit të Veprimit për të rinj, dokumentit të parë strategjik që iu dedikohet të rinjve në komunën e Ulqinit.

Hapja e ekspozitës do të bëhet ditën e shtunë, me 22 nëntor 2014, në ora 18.00, në Galerinë e Qendrës Kulturore – Ulqin.

Tre punimet më të mira të kësaj ekspozite do të shperblehen me dhurata të veçanta, të cilat për ketë rast i ka siguruar Komuna e Ulqinit, ndërsa të gjithë pjesëmarrësit e Konkursit do të marrin mirënjohje për participim në këtë projekt.

 

 

Share.