Materniteti nuk do të mbyllet

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Shëndetësisë në Qeverinë e Malit të Zi, Budimir Shegrt solli lajme të mira në lidhje me repartin e maternitetit dhe të ardhmen e tij në Ulqin. Ai gjatë takimit me zyrtarët e Komunës, punonjës të shëndetësisë, dhe deputetin Genci Nimanbegu, tha se njoftimi për mbylljen e maternitetit ishte gabim administrativ, dhe njoftoi investime të caktuara në sistemin e përgjithshëm shëndetësor në të ardhmen e afërt.

Ministri njoftoi se janë në pritje të bashkëpunimit me kompaninë e investimeve VGH që synon përmirësimin e sistemit shëndetësor në Mal të Zi. Përveç maternitetit, Kryetari i Komunës së Ulqinit Nazif Cungu dhe ministri diskutuan edhe për mundësinë e punësimit të mjekëve specialistë në spitalin e Tivarit, gjuha amtare e të cilëve është gjuha shqipe, në mënyrë që pacientët me kombësi shqiptare të kenë komunikim më mirë në këtë institucion. Në takim u fol edhe për donacionin e një aparati për ultratinguj dhe laboratorit për zonën e Anës së Malit.

Share.