Masat urgjente në revitalizimin e plazhit në Adë kanë dhënë rezultat. Po punohet për zgjidhje të përherëshme

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Projekti i masave urgjente për riparimin e erozionit të plazhit në Adën e Bunës, i cili parashikonte instalimin e një strukture mbrojtëse, rezultoi i  suksesshëm. Projekti është një zgjidhje eksperimentale e ndërhyrjes e cila, përveç parandalimit të përkohshëm të erozionit, do të hap rrugë një zgjidhje të përhershme për ruajtjen dhe revitalizimin e Adës së Bunës.

Lidhur me këtë, përfaqësuesit e institucioneve të vendit, të cilët ishin partnerë në realizimin e projektit, vizituan sot lokacionin në fjalë. Ministri i Ekologjisë, Planifikimit Hapësinor dhe Urbanizmit, Ratko Mitroviq, tha se masat e përkohshme e shpëtuan një pjesë të plazhit në Adë, me ç’rast u krijua një plazh rreth 35 metra të gjerë, i cili më parë ishte i mbuluar me ujë, dhe tani mund të valorizohet për turizëm.

Sekretari i Shtetit për Ekologjinë, Danilo Mrdak, tha se ishte krenar që u kalua nga fjalë në vepra dhe që projekti i profesor Sava Petkoviq doli të ishte një propozim i mirë për një zgjidhje të përkohshme.

“ Modelet kanë treguar se kjo mund të funksionojë. Na u desh të vepronim dhe të ndalonim erozionin. Ishte një zgjidhje emergjente për të shpëtuar plazhin. Ministria tashmë ka nisur një rishikim të Studimit brenda projektit IPA, i cili propozon zgjidhje afatgjata nga ekspertë ndërkombëtarë, të cilët së bashku me informacione nga terreni dhe të dhënat mbi funksionalitetin e zëvëndësimeve gjatë sezonit do të jenë një bazë e mirë për zgjidhje afatgjatë për ruajtjen e Adës, “tha Mrdak.

Kryetari i Komunës së Ulqinit, Aleksandar Daboviq, tha se edhe pse ky është një eksperiment, shpresohet që në të ardhmen të arrihet në një zgjidhje më serioze dhe më të qëndrueshme, jo vetëm për Adën, por edhe për një pjesë të Plazhit të Madh.

Aktivisti i OJQ-së Xhelal Hoxhiq përshëndeti veprimin e përbashkët të institucioneve kompetente. “Unë do të doja të falënderoja të gjithë që janë këtu sot. Pa bashkëpunim me sektorin joqeveritar, peshkatarët dhe popullsinë lokale, asgjë nuk mund të bëhet. Ata mund të ndihmojnë shumë autoritetet në zgjidhjen e këtij problemi me njohuritë dhe përvojën e tyre, “tha Hoxhiq.

Më pas u deklaruan edhe nga Ministria e bujqësisë, Ushtria e Malit të Zi, dhe ndërmarrja “Të Mirat Detare”, të cilët theksuan se modeli i angazhimit të përbashkët duhet të bartet edhe në zgjidhjen e problemeve të tjera , pasi në rastin konkret është dëshmuar se kur të gjithë punojnë me qëllim të përbashkët, suksesi nuk mungon.

Share.