Masat e reja: Lokalet punojnë edhe brenda, hapen bastoret dhe qendrat tregtare

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në konferencën e sotme për media të Ministrisë së Shëndetësisë dhe ISHP,  u prezantuan masat e reja kundër përhapjes së virusit korona. Në komunën e Ulqinit do të ketë lehtësim të masave; lokaleve dhe restoraneve u mundësohet puna edhe në ambientet e brendshme, kurse në tavolina mund të rrinë deri në 4 persona. Po ashtu lejohet dalja nga qyteti ynë në ditët e javës por kufizimet mbesin për fundjavë. Gjithashtu kufizimi i qarkullimit nga ora 22.00 deri në orën 5.00 vazhdon të mbes në fuqi. Në qytetin tonë lejohet edhe hapja e qendrave tregtareve edhe shkollave për maturantët dhe gjysëmmaturantët, këta të fundit nga data 12 deri më 16 prill, si dh qëndrimi në shetitore dhe ambiente rekreative. Puna u lejohet edhe palestrave, kazinove dhe bastoreve.

Share.