Masat e reja: Dyqanet deri në 22.00, lokalet deri 23.00

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në konferencën e sotme për media të Ministrisësë Shëndetësisë u prezantuan masat e reja kundër përhapjes së virusit korona. Dalja nga ndërtesa e banimit nga 17 prillido të ndalohet nga mesnata, tregjet dhe dyqanet do të punojnë nga 7 në ora 22 , ndërsa lokalet dhe restoranet  nga 7 deri në ora 23, njoftoi ministrja Jelena Boroviniq Bojoviq. Në Nikshiq, Mojkovac, Berane, Pljevlja, Kolashin, Shavnik dhe Andrijevicë, masat aktuale në ato komuna do zgjaten, duke marrë parasysh se numri i njerëzve të infektuar për 100 mijë banorë është më i lartë se 800. Organizimiet e aktiviteteve argëtuese për fëmijëtdhe të rriturit në vende të hapura publike janë akoma të ndaluara, si edhe ndalimi i qarkullimit në mes qyteteve gjatë fundjavës. Këto masa do të jenë në fuqi deri më 23 prill.

Share.