Masakra e Las Vegasit, policia në kërkim të motiveve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Policia e Las Vegasit po përpiqet të zbulojë arsyen e vrasjes më të madhe në masë në historinë e vendit që i kushtoi jetën të paktën 59 personave, ndërsa 527 të tjerë mbetën të plagosur. Hetuesit nuk gjurmojnë asnjë lidhje mes vrasësit dhe terrorizmit ndërkombëtar, pavarësisht pretendimeve të Shtetit Islamik se Paddock e kreu sulmin në emër të tij pasi kishte përqafuar fenë islame dhe kishte shprehur besnikëri ndaj kësaj organizate disa ditë më parë. Ka zyrtarë që sugjerojnë se agresori mund të ketë pasur probleme psikologjike, por as për këtë nuk mbërrin ende ndonjë konfirmim.

Në fakt, Paddock nuk kishte pasur asnjë kontakt me forcat e rendit më parë. Ai nuk ishte ndëshkuar asnjëherë qoftë edhe me ndonjë gjobë trafiku rrugor. Në kazinotë e Nevadës, 64-vjeçari njihej si kumarxhi shumash të mëdha; merrej me investime në pasuri të patundshme në Teksas, ishte divorcuar dy herë, kishte një liçencë piloti e zotëronte dy avionë njëmotorësh.  Jetonte në një komunitet të qetë në Meskuite të Nevadës, tërhiqte shumë pak vëmendje e nga sa rrëfejnë të afërm e të njohur, nuk kishte shpërthime zemërimi.

Share.