Masa të reja: nga nesër restorantet dhe kafenetë mund të punojnë deri në mesnatë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nga nesër, restorantet dhe kafenetë mund të punojnë një orë më gjatë – deri në mesnatë, ndërsa muzika live në tarraca lejohet nga ora 20 deri në 23. Masat e reja lejojnë gjithashtu punën e parqeve, parqeve argëtuese  dhe të ngjashme, tha Borko Bajiq, Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Shëndetësisë.

Nga nesër, lejohen edhe tubimet private dhe publike në ambient të hapura në prani  deri në 50 persona,   në përputhje me rekomandimet e Institutit të Shëndetit Publik.

Gjithashtu që nga nesër, prania e publikut në ngjarjet sportive do të lejohet, me kusht që të zëhet vetëm deri në dhjetë përqind e kapacitetit të ulëseve dhe të ketë të paktën një vend të lirë midis spektatorëve.

Më shumë se 190 mijë doza të vaksinave të koronavirusit janë dhënë deri më tani në Malin e Zi, nga të cilat rreth 130 mijë janë dozat e para, ndërsa mbi 62 mijë qytetarë janë imunizuar plotësisht.

Share.