Masa të reja nga e mërrkura. Ndalohet lëvizja e lirë nga ora 19.00 deri në ora 05.00

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Trupi Koordinues Nacional për Sëmundjet Infektive , në një seancë të kryesuar nga kryetari Kenan Hrapoviq, vendosi sot për të shkurtuar orët e punës të bareve dhe lokaleve për dy orë, si dhe për të zgjatur periudhën e ndalimit të daljes nga banesa, njoftoi Qeveria e Malit të Zi. “Për shkak të situatës jashtëzakonisht komplekse epidemiologjike, TKN me sugjerim të Institutit të Shëndetit Publik të Malit të Zi, vendosi të shkurtojë orët e punës së bareve, lokaleve dhe aktiviteteve të tjera të shërbimit, nga ora 07:00 deri në orën 18:00, dhe të zgjasë ndalimin e daljes nga banesa, që tani do të jetë nga ora nga 19.00 deri në ora 05:00 “, thuhet në deklaratë. Aplikimi i masave të reja do të fillojë nga dita e mërkurë më 25 nëntor në mesnatë, dhe do të zgjasë deri më datë 8 dhjetor.

Share.