Masa të reja kufizuese në disa qytete të Malit të Zi

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në qytetet e Nikshqit, Beranes dhe Andrijevicës, prej ditës së hënë më 28 shtator, e deri më datën 12 tetor, do të jenë në fuqi masa të reja kufizuese për të parandaluar përhapjen e virusit korona, ka vendosur Trupi Koordinues Nacional. Në këto qytete gjatë kësaj periudhe ndalohet dalja nga banesat prej orës 22.00 e deri në orën 5.00 të mëngjesit, si dhe ndalohet puna e lokaleve dhe vizitat familjare. Kufizime do të ketë edhe në komunat e Kotorrit , Budvës, Podgoricës, dhe Plevlës, ku lokalet do t punojnë deri në orën 22.00 kurse distanca në mes njerzëve në lokale duhet të jetë të paktën 1 metër. Puna e lokaleve dhe vizitat ndalohen edhe në komunën e Rozhajës por pa masa të tjera kufizuese. Në qytetet e tjera, ndër të cilët edhe Ulqini, tani për tani nuk ka vendosje të masave shtesë. Me metodologjinë e re të miratuar nga TKN, e cila si bazë ka numrin e të infektuarve në krahasim me popullsinë, është vedosur që masat e reja të aplikohen veçanërtisht në komunat që janë më të goditura. Ulqini për momentin e ka koeficiontin 170, kurse kufiri për shtimin e masave është 400.

Share.