Masa rigoroze për mosrespektim të ligjit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në policinë komunale këto ditë janë të angazhuar rreth kontrollit të terrenit duke evidentuar aplikimin e ligjit në terren. Është në fazën përfundimtare plotësimi i dytë i objekteve të përkohshme. Subjektet të cilat janë të interesuara që të zhvillojnë aktivitetet duhet që sa më parë ti nënshtrohen të gjitha procedurave ligjore që tu jepet mundësia që të shfrytëzojnë hapësirat qoftë publike apo private ku nuk ka plan detal të tipit objektet e përkohshme.
“Është filluar me aksionin e kontrollimit dhe ndjekjes së subjekteve për ti obliguar në një farë mënyrë që të kryejnë obligimet ndaj komunës, të vijnë e të tërheqin lejet e shfrytëzimit të lokacioneve.
Deri tani lejet e shfrytëzimit i kanë marrë 76 subjekte, që është shumë numër i vogël, po edhe aq janë në procedurë e sipër”. Shprehet kryeshefi Mehmeti .
“Vitin e kaluar është regjistruar neglizhencë nga ana e subjekteve që nuk i kanë kryer obligimet e veta, por këtë vit nuk do të kenë mundësi të marrin lejen po nuk i paguajnë borxhet e mbetura” deklaroi kryeshefi i policisë komunale-Saubih Mehmeti.
Në plotësimin e dytë kemi 81 subjekte të interesuara, 30 në pronësi private,ndërsa 51 në atë publike. Është me rëndësi që subjektet të paraqiten vetë, mos të presin që inspeksionet të dalin në terren, se ndoshta atëherë mund të jetë vonë-porosit Saubih Mehmeti.

Share.