Marrëveshjet me Serbinë, opozita: Nuk do ndalim aksionin

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Përfaqësues të tre partive opozitare në Kosovë, të dielën në konferencë për media komentuan seancën plenare të së premtes.
Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje, Donika Kadaj- Bujupi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Haxhi Shala nga Nisma për Kosovën, thanë se nuk do të ndalen me veprimet e tyre për të kundërshtuar marrëveshjet me Serbinë. Ata shtuan se do të përdorin edhe veprime tjera, çfarëdo të jenë të nevojshme për të mos lejuar zbatimin e atyre marrëveshjeve.Shefi i grupit parlamentar të VV-së, Glauk Konjufca tha se kanë argumente të qëndrueshme që projekti i “Zajednices” të krijojë një etnitet territorial brenda Kosovës, është projekt i Serbisë.

Share.