Marrëveshje me kusht

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Drejtori i ndërmarrjes komunale “ Ujësjellës kanalizime  Fehim Avdiu deklaroi se me nënshkrimin e marrëveshjes në Budve me Ujësjellësin Regjional” Komuna e Ulqinit nuk do të ketë probleme gjatë sezonit veror me furnizim të rregullt. ”Komuna e Ulqinit në sistemin e ujësjellësit të vet ka kapacitete të mjaftueshme për furnizimin e mbarë territorin e komunës së Ulqinit, neve kemi problem vetëm gjatë stinës së verës, pra në sezonin veror, por ishte kusht nga “Ujësjellësi regjional” që të kyçemi në këtë sistem gjatë gjithë vitit, përndryshe do ishim ballafaquar me mungesë të ujit gjatë stinës së verës.”

Avdiu shtoi se për një vit komuna e Ulqinit nga “Ujësjellësi regjional” do të shpenzojnë sipas marrëveshjes së nënshkruar 411 mijë m kub ujë , ndërsa për 1 m kub to të paguhet 0,42 cent për vitin 2015. Gjatë sezonit veror nga ky ujësjellës në muajin qershor dhe korrik do të merren 20 litra në sekondë, në gusht 40, ndërsa jashtë sezonit  15 litra në sekondë.

Për problemet që kanë pasur  Bashksia lokale e Katërkollës Avdiu deklaroi se ky problem është zgjedhur ditën e shtunë me 2 maj.

Share.