Marrëveshja: Valdanosi tu kthehet ish pronarëve, Tuzi komunë e plotë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Koalicioni “Shqiptarët e Vendosur” në bisedime me Partinë Demokratike të Socialistëve ka parashtruar si kërkesa kryesore kthimin e ullishtës së Valdanosit dhe Tuzin si komunë me të drejta të plota. Të dyja këto kërkesa janë pranuar, dhe si afat  për realizim është caktuar viti 2017 për Valdanosin, gjegjësisht 2018 për Tuzin.

Për Valdanosin është kërkuar edhe heqja e ullishtës nga zona e të Mirave Detare, si dhe ndalimi i ndërtimit në atë pjesë. Sa i përket komunës së Tuzit, parashihet edhe mbajtja e referendumit në vitin 2017, kurse vendimi për komunë të plotë pritet të ndodhë një vit më pas. Në qeverinë e ardhshme ky koalicion do të ketë ministrinë e pakicave, për të cilën kandidati kryesor përflitet kryetari i UDSH-së Mehmet Zenka, kurse Genci Nimanbegu do të jetë edhe nënkryetar i Kuvendit.

Share.