Marrëdhëniet në mes Shqipërisë dhe Malit të Zi janë shembull

0

Përfaqësuesit e Këshillit parlamentar për marrëdhënie me jashtë të Shqipërisë, qëndruan dje për vizitë në Mal të Zi ku u takuan me homologët e tyre , si dhe zyrtartë më të lartë të Kuvendit. Në takimin në mes kryeparlamentarit Brajoviq dhe kryetares së këshillit, Mimi Kodhelli, u fol për marrëdhëniet e mira që ekzistojnë në mes dy vendeve dhe potencuan rëndësinë që ato kanë për stabilitetin e rajonit. Kodheli shprehu falenderimet për solidaritetin e treguar nga Mali i Zi në periudhën e tërmetit si dhe kujdesin që ky vend tregon ndaj pakicës shqiptare. Në takim ishin prezent edhe kryetari i Grupit të miqësisë në mes dy vendeve , Genci Nimanbegu, së bashku me kolegët, Andrija Nikoliq, Luigj Shkrela dhe Branko Çavor.

Share.