Maroviq ka dhënë dorëheqjen nga postet partiake

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i Këshillit politik të Partisë Demokratike të Socialistëve, Svetozar Maroviq, ka dhënë dorëheqjen nga të gjitha postet partiake, me arsyetim se nuk dëshiron ti bëhet pengesë partisë në zgjedhjet e ardhshme.

Dorëheqja e Maroviq erdhi menjëherë pas deklaratave të kryetarit të partisë Millo Gjukanoviq, i cili problemet e Maroviq dhe antarëve të tjerë të partisë me ligjin, i cilësoi si përgjegjësi individuale dhe jo të partisë së tij.

Maroviq është arrestuar me 17 dhjetor dhe akuzohet se në bashkëpunim me persona tjerë ka qenë udhëheqës i organizatës kriminale e cila i ka shkaktuar  Budvës dëme disa milionëshe. Maroviq e ka pranuar fajin në 5 nga këto afera dhe sipas marrëveshjes me Prokurorinë, do të qëndrojë në burg për 1 vit e 8 muaj, dhe do të paguaj 50 .000 euro dënim.

Share.