Markoviq: Zgjedhjet e reja do të sillnin destruksione tjera nga Rusia

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i Qeverisë Dushko Markoviq ka shprehur besimin se Spanja në dy ditë të ardhshme ta përfundojë procedurën e ratifikimit të Protokollit për anëtarësimin e Malit të Zi në NATO dhe është dakorduar që instrumentet e veta të anëtarësimit t’i dorëzojmë më 5 qershor. Kjo do të thotë se Mali i Zi këtë ditë formalisht do të bëhet anëtar i NATO-s, edhe pse në samitin në Bruksel, kah fundi i këtij muaji, do të jetë prezent praktikisht si anëtar, ka thënë Markoviq në intervistën dhënë Zërit të Amerikës.

Ai ka theksuar se një nga temat e bisedës së tij me sekretarin shtetëror Reks Trilerson ka qenë presioni i Rusisë ndaj Malit të Zi dhe prania e fuqishme e këtij vendi në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Markoviq ka shtuar se qëndrimi i Tilersonit është se veprimi i Rusisë në Mal të Zi nuk është rast i veçuar, por shembuj ka edhe në vendet e tjera të Evropës dhe më gjerë dhe se është konstatuar që presioni po rritet. Markoviq ka shtuar se kërkesa e opozitës për zgjedhje të jashtëzakonshme nuk mund të pranohet për arsye politike pasi ky do të ishte terren i ri për destruksione nga Rusia.

Share.