Markoviq vizitoi punimet në rrugën Dinoshë – Cem i Trieshit, pritet nga Gjeloshaj me bashkëpunëtorë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq,ditën e hënë  vizitoi  punimet në rrugën Dinoshë – Cem i Trieshit, ku u prit nga kryetari i Komunës së Tuzit Nik Gjeloshaj, kryetari i Kuvendit Fadil Kajoshaj si dhe nënkryetarët Haris Ramoviq dhe Ivan Ivanaj.Kryeministri u shpreh i kënaqur me punën e deritanishme, duke e vlerësuar rëndësinë madhore që ka kjo rrugë ndërkombëtare.Ky aks rrugor lidh dhe ofron qytetarët nga komunat në veri të Malit të Zi, sidomos Plavës dhe Gucisë me Komunën e Tuzit dhe Kryeqytetin.Gjithashtu Markoviq vlerësoi kontributin e kryetarit Gjeloshaj në ndërtimin e institucionit të Komunës dhe bashkëpunimin e shkëlqyer institucional me qeverinë.Kryetari i Komunës së Tuzit Nik Gjeloshaj ka theksuar që përveç rëndësisë së lidhjes së komunave, kjo rrugë zbulon bukuritë dhe atraksionin e lumit Cem, duke u dhënë mundësi banorëve vendas që të zhvillojnë turizmin. Shkruan portali Malesia.org.

Share.