Markoviq të sqarojë çfarë kompromisi ofron

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Lideri i Demos-it , Miodrag Lekiq, tha se  kryeministri Dushko Markoviq duhet ti sqarojë  opinionit të gjërë  se çfarë ka ndërmend të bëjë  që të kthejë në Parlament deputetët e opozitës.

“Detyra kryesore e opozitës në këtë moment është konstituimi i qeverisjes lokale në Kotorr. Kjo vonesë ka shkaktuar dëme serioze  opozitës. Deklarata e  Markoviqit që nuk do të ketë zgjedhje deri në vitin 2020  vetëm e forcoi më tej opozitën  që të vazhdojë me  bojkotimin  për shkak të parregullsive si dhe sistemit politik dhe institucional në vend “, tha Lekiq .

Share.