Markoviq: Shteti më i fortë se krimi

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Zëvendëskryeministri për sistemin politik në qeverinë e Malit të Zi, Dushko Markoviq, ka deklaruar  se fuqia çdo shteti matet me sigurinë e qytetarëve të vet dhe se Mali i Zi është vend me siguri stabile.

“Pa marrë parasysh se ndonjëherë duket sikur faktorët kriminel janë forcuar aq shumë sa të cënojnë sigurinë e vendit dhe qytetarëve,  shteti është mjaft i fortë për t’iu përgjigjur këtyre sfidave “, tha Markoviq. Duke komentuar mbi Samitin e përfunduar kohët e fundit të NATO-s në Varshavë, Markoviq tha se Mali i Zi fitoi një vend të përhershëm në komunitetin euroatlantik të vendeve.

Share.