Markoviq: PDS së shpejti do të dalë me propozim për dialog

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri Dushko Markoviq ka deklaruar për Radion e Malit të Zi se kërkesat e opozitës janë iracionale dhe jodemokratike dhe se PDS së shpejti do ti propozojë opozitës zgjidhje të cilat çojnë drejt dialogut.

Ai ka shtuar se zgjedhjet e mbajtura në vitin e kaluar kanë qenë të ndershme , të lira, demokratike dhe ndërkombëtarisht të pranuara. Siç ka theksuar, opozita e zhgënjyer me rezultatet e zgjedhjeve , është futur në bojkotim dhe në këtë mënyrë kanë shkaktuar krizë politike. Markoviq ka folur edhe për situatën në Universitet ,duke theksuar se nuk ekziston nevoja që Qeveria dhe kryeministri të përzihen në autonominë e Universitetit të Malit të Zi.

Share.