Markoviq paralajmëron rritje të standardit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri i Malit të Zi Dushko Markoviq, gjatë vizitës së tij në Bijello Polje  paralajmëroi se në vitin 2019 do të ketë përmirsim të standardit jetësor të qytetarëve, edhe pse me  buxhet nuk parashikohet rritje e pagave të të punësuarve. Ai tha se gjatë vitit të kaluar rritja ekonomike ishte në masën prej 4.8%, kurse papunësia ka rënë në 17% sipas të dhënave administrative, apo 14 % sipas anketimit. Sipas Markoviq, rritja e standardit  do të prek të punësuarit në administratën shtetërore por edhe ato në sektorin privat.

Share.