Markoviq: Objektet e trashëgimisë kulturore nuk duhet tëpërdoren për rituale fetare

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryemiminstri i Malit të Zi Dushko Markoviq, u përgjigj sot në pyetjen e deputetit të Frontit Demokratik Andrija Mandiq, në lidhje me arsyet që kanë çuar në ndalimin e mbajtjes së liturgjisë nga kisha serbe në kishën e Shasit dhe masat që policia ka ndërmarrë kundër protestuesve.

Markoviq tha se policia ka vepruar sipas ligjit pasi paraqitja e tubimit nga kisha ishte bërë jo në kohën e duhur dhe në mospërputhje me ligjin. Markoviq sqaroi se kisha në fjalë ka statusin e pasurisë kulturore, kurse qëllimi i tubimit nuk përputhej me këtë status dhe se do të ndalohej edhe sikur të ishte paralajmëruar me kohë.

 

 

Share.